Murillos ia vjedhin veturën

Prishtinë | 08 Gus 2019 | 14:24 | Nga Ekonomia Online

Karriera e Jeison Murillos te Sampdoria nuk ka nisur në mënyrën më të mirë, pasi hajdutët ia kanë vjedhur veturën, raporton “Calciomercato.com” të enjten.

Incidenti ka ndodhur derisa Murillo ishte duke stërvitur me Sampdorian.

Bashkëshortja e tij kishte shkuar për të bërë blerje në Genoa dhe me të dal nga shitoret ajo vërejti se vetura Porsche Cayenne ishte zhdukur.

Ajo fillimisht kishte menduar se vetura është marrë nga policia pasi kishte parkuar në një vend të gabuar. Mirëpo, u konstatua se vetura ishte vjedhur.

Për fat të mirë për qendërmbrojtësin, vetura ishte e siguruar dhe kishte edhe pajisje gjurmimi në të.

Reprezentuesi i Kolumbisë, Murillo i është bashkuar Sampdorias këtë verë nga Valencia. Sampdoria pagoi për të 12 milionë euro. Kontrata e Murillo 27-vjeçar firmosi kontratë trivjeçare me Sampdorian.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme