Muriqi fiton penallti në fund, Lazio i shpëton humbjes nga Torino

Prishtinë | 23 Sht 2021 | 21:28 | Nga Ekonomia Online

Lazio ka arritur të largohet me një pikë nga udhëtimi në Torino 1-1.

Skuadra nga kryeqyteti italian e pa vetën duke humbur deri në minutat e fundit, por i është falur sulmuesit nga Kosova, Vedat Muriqi.

Reprezentuesi kosovar u inkuadrua në lojë në minutën e 79-të, derisa 10 minuta më vonë ka fituar një penallti.

Golin e barazimit për Lazion e ka shënuar kapiteni i tyre, Ciro Immobile.

Muriqi pranoi një top në zonë dhe ishte gati të godiste, por u pengua nga Cristian Ansaldi i cili shkaktoi penallti.

Ishte një paraqitje shumë e mirë nga Muriqi, i cili kësaj radhe arriti ta shpëtoj skuadrën e tij nga humbja.

Të ngjashme