Muriqi flet nga aeroporti i Stambollit, konfirmon udhëtimin drejt Romas dhe transferimin te Lazio

Prishtinë | 13 Sht 2020 | 13:13 | Nga Ekonomia Online

Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi ka marrë rrugë drejt kryeqytetit italian Roma ku nesër pritet edhe zyrtarisht të bëhet futbollist i Lazios.

Sulmuesi prizenas për mediet turke ka folur nga aeroporti i Stambollit ku ka konfirmuar transferimit te Lazio.

“Do ta bëjë më të mirën te Lazio. Besoj se do të kem hapësira, ata më kanë thënë se më kanë përcjellur shumë dhe iu kam pëlqyer, andaj vendosa të nënshkruaj për Lazion”, ka thënë Muriqi nga aeroporti turk duke folur për mundësin e lojës si titullar.

“Unë e shoh veten të përshtatshëm për stilin e tyre të lojës. Lazio më kanë konfirmuar se kishin nevojë për një sulmues si unë dhe sigurisht që preferova një ekip si Lazio”, ka thënë Muriqi duke shtuar:

“Unë jam duke shkuar për t’ju bashkuar një ekipi të ri, shpresoj të kem sukses. Dua të luaj në një klub të madh dhe Lazio është i tillë”, ka përfunduar Muriqi.

Të ngjashme