Muriqi i gatshëm për ndeshjet me Çekinë dhe Anglinë

Prishtinë | 10 Nën 2019 | 08:57 | Nga Ekonomia Online

Sulmuesi kosovar, Vedat Muriqi, do të jetë i gatshëm për dy ndeshjet e rëndësishme që Kombëtarja e Kosovës do t’i zhvillojë për t’u kualifikuar në Euro 2020.

Gjatë ndeshjes Fenerbahçe –  Kasimpasas, futbollisti 25 vjeçar ka pësuar një lëndim në këmbë, por si duket ky lëndim nuk do ta pengojë luanin kosovar të luajë përkrah Dardanëve.

Kështu ka bërë të ditur Kosovan Fotball duke theksuar se Muriqi do të jetë në rregull për dy ndeshjet e radhës kundër Çekisë dhe Anglisë.

Kujtojmë se ndeshja me Çekinë do të zhvillohet më 14 nëntor në stadiumin “Doosan Arena” në Pilsen të Çekisë. Ndërsa ndeshja me Anglinë do zhvillohet më 17 nëntor në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Të ngjashme