Muriqi: Kam pasur shumë oferta

Prishtinë | 12 Shk 2022 | 08:34 | Nga Ekonomia Online

Vedat Muriqi ka zbuluar se nuk ishte vetëm Mallorca klubi që u interesua për shërbimet e tij në afatin kalimtar të janarit.

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, tregoi arsyen pse në fund vendosi që të luajë në La Liga, e jot ë rikthehet në Turqi apo të shkojë edhe në Rusi.

Ai deri më tani ka shënuar një gol me Mallorcan, me shpresën se do të vijnë edhe shumë të tjerë deri në fund të sezonit, i cili më pas do të duhet të rikthehet në klubin që e ka në pronësi, Lazio.

“Kam pasur shumë oferta, por kuptova se në këtë klub të gjithë punojnë së bashku, është si një familje. Drejtori dhe trajneri më thirrën drejtpërdrejt dhe më bënë të kuptoj që vërtet më donin”, deklaroi ai. 

Të ngjashme