Muriqi: Më ka kërkuar Turqia, por procedura po zgjaste dhe zgjodha vendin tim!

Prishtinë | 28 Tet 2019 | 16:43 | Nga Ekonomia Online

Mund të ishte sulmues i Turqisë, një tjetër shqiptar që përfaqëson një vend tjetër – por në fund fati deshi që Muriqi ta veshë fanellën e Kosovës. 25-vjeçari ka zhvilluar 23 ndeshje me “Dardanët” deri më tani dhe ka shënuar 8 gola

Që kombëtarja turke ka kërkuar ta kishte në gjirin e saj kjo tashmë nuk përbën më një risi, është vetë sulmuesi i Fenerbahces dhe i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, që konfirmon se ka pasur bisedime me federatën turke para disa vitesh për t’u bërë pjesë e tyre.

“Nuk ishte fiks Turqia e parë që më kërkoi, por ishte U-21 i tyre. Trajneri Abdullah Ercan ishte duke më ndjekur. Por letrat dhe procedurat për të kaluar te Turqia po zgjasnin. Aty erdhi propozimi nga Kosova dhe unë shkova kështu te vendi im”, ka thënë Muriqi për mediumin turk “Hurriyet”.

Vedat Muriqi po shkëlqen aktualisht në kampionatin turk teksa në verë bëri hapin cilësor duke u transferuar te Fenerbahçe.

Te Kosova ai është një nga lojtarët më të rëndësishëm, që përbën një sulm të frikshëm, bashkë me Milot Rashicën dhe të dëmtuarin, Arbër Zeneli.

25-vjeçari ka zhvilluar 23 ndeshje me “Dardanët” deri më tani dhe ka shënuar 8 gola.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme