Muriqi mungon në dy ndeshjet e shtatorit

Prishtinë | 25 Gus 2020 | 17:24 | Nga Ekonomia Online

Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes, ka publikuar listën me lojtarët e ftuar për dy ndeshjet e shtatorit, në Ligën e Kombeve

Dardanët’ më 3 shtator përballën me Moldavinë, në sfidën që do të zhvillohet në Itali, ndërsa më 6 shtator, në ‘Fadil Vokrri’ presin Greqinë.

Pjesë e listës së Kosovës nuk është Vedat Muriqi, i cili është pjesë e spekulimeve në tregun e transferimit, për një kalim nga Fenerbahce te Lazio.

Njoftimi i FFK:

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes, e ka shpallur listën e futbollistëve për dy ndeshjet e shtatorit në kuadër të edicionit të ri të Ligës së Kombeve, kundër Moldavisë, më 3 shtator dhe kundër Greqisë, më 6 shtator. Grumbullimi i futbollistëve bëhet të hënën më 31 gusht, derisa përzgjedhësi Challandes në po atë ditë do të mbajë konferencë për media, në orën 11:00, në hotel “Emerald”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme