Muriqi në Serie A, e konfirmon edhe agjenti

Prishtinë | 22 Gus 2020 | 14:57 | Nga Ekonomia Online

Transferimi i Vedat Muriqit te Lazio është vetëm çështje ditësh.

Marrëveshja mes futbollistit dhe drejtorit sportiv te bardhekaltëve është arritur prej disa javësh, tashmë mbetet vetëm Lazio të kënaqë Fenerbahcen me ofertën e saj.

Klubi turk nuk heq dorë nga kërkesa prej 20 milionë eurosh dhe Tare me shumë gjasa do të plotësojë kërkesat e gjigandëve nga Stambolli.

Sipas raportimit të “Tuttosport”, është vetë agjenti i lojtarit, Haluk Cantar, i cili ka konfirmuar se klienti i tij është pothuajse një lojtar i Lazios.

“Jemi shumë afër përfundimit të marrëveshjes”, janë fjalët e turkut për gazetën italiane.

Këtë sezon Muriqi shkëlqeu në kampionatin turk, duke qenë një nga më të mirët për ekipin e Fenerbahces.

26-vjeçari luajti në 32 ndeshje për skuadrën turke dhe shënoi 15 gola, si dhe dhuroi 6 asiste për shokët e ekipit.

Të ngjashme