Muriqi nuk do të luajë kundër Çekisë dhe Anglisë

Prishtinë | 12 Nën 2019 | 13:45 | Nga Ekonomia Online

Sulmuesi Vedat Muriqi nuk do të luajë në asnjërën nga ndeshjet e ardhshme të Kosovës kundër Çekisë dhe Anglisë.

Burime të Indeksonlinet afër Kombëtares, bëjnë të ditur se lëndimi që ka pësuar me Fenerbahcen në nyjën e këmbës i është përkeqësuar dhe ai nuk do të jetë në gjendje të luajë.

Kjo do të jetë mungesë e madhe për Kosovën, duke ditur formën që po kalon Muriqi në Turqi.

Ndërkohë zëvendësues i tij mund të jetë qendërsulmuesi tjetër, Atdhe Nuhiu.

Të ngjashme