Muriqi, prej lojtarëve më të rëndë dhe më të gjatë në Serie A

Prishtinë | 07 Maj 2021 | 15:11 | Nga Ekonomia Online

Sulmuesi kosovar renditet i pesti në këtë klasifikim special, peshon 92 kilogramë dhe është i gjatë 194 centimetra

Vedat Muriqit nuk po ia do shumë në aspektin sportiv këtë sezon në futbollin italian.

Por, sulmuesi kosovar të paktën shquhet për diçka në Serie A.

Në fakt, prizrenasi është njëri prej futbollistëve më të rëndë në kampionatin italian.

27 vjeçari renditet në pozitën e pestë sa i përket peshës së tij, shkruan Gazeta Express.

Ai peshon 92 kilogramë dhe është i gjatë 194 centimetra.

Kurse, në vendin e katërt gjendet mbrojtësi i Bolognas, Adama Soumaoro. Ai peshon 93 kilogramë dhe është i gjatë 186 centimetra.

I treti në renditje është sulmuesi i Interit, Romelu Lukaku.

Futbollisti belg është i rëndë 94 kilogramë dhe i gjatë 191 centimetra.

E dy pozitat e para i ndajnë dy futbollistë të Milanit. Zlatan Ibrahimovic është i dyti me peshë 95 kilogramë dhe i gjatë 195 centimetra.

Kurse, vendi i parë është i rezervuar për portierin rezervë të Milanit, Antonio Donnarumma.

Vëllai i portierit të parë, të Kuqezinjve, Gianluigi Donnarumma, peshon 96 kilogramë dhe është i gjatë 192 centimetra. 

Të ngjashme