Muriqi pritet ngrohtësisht në stërvitjen e parë te Mallorca

Prishtinë | 01 Shk 2022 | 12:37 | Nga Ekonomia Online

Vedat Muriqi është pritur ngrohtësisht në skuadrën e tij të re, në Mallorca të Spanjës. Ylli i Kombëtares së Kosovës dje e zyrtarizoi transferimin në klubin e La Ligas nga Lazio.

Prizrenasi u huazua te Mallorca nga klubi italian deri në fund të këtij edicioni dhe spanjollët sipas marrëveshjes kanë mundësi ta blejnë kartonin e ish sulmuesit të Fenerbahçes.

Vetëm një ditë pas transferimit në Spanjë, Muriqi i ka nisur stërvitjet me ekipin e tij të ri ku është pritur ngrohtësisht nga lojtarët tjerë të Mallorcas. Muriqi u paraqit sot në stërvitje, derisa bashkëlojtarët e ekipit të ri e kanë pritur me “tunel” në shenjë mirëpritje në skuadrën e tyre.

27-vjeçari u transferua në Mallorca pasi në Lazio nuk ka arritur ta japë më të mirën që e priste klubi italian i cili e kishte blerë për 20 milionë euro nga gjiganti turk. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme