Muriqi, Rrahmani dhe Vojvoda e nisin nga stoli vitin 2021

Prishtinë | 03 Jan 2021 | 14:15 | Nga Ekonomia Online

Yjet e Kombëtares së Kosovës në Serie A, Vedat Muriqi i Lazios, Amir Rrahmani i Napolit dhe Mërgim Vojvoda e Samir Ujkani të Torinos, e kanë nisur vitin 2021 si rezervistë.

Kisha shpresa që disa prej tyre do të luanin titullarë në ndeshjet e sotme të Serie A, që nisin në orën 15:00, por ata janë lënë në stol nga trajnerët e tyre përkatës, raporton Gazeta Express.

Qendërmbrojtësi Amir Rrahmani duhet të presë ende për të debutuar për Napolin, të cilit iu bashkua në verë, pasi ai u la në stol si zakonisht edhe për ndeshjen e sotme kundër Cagliarit.

Trajneri Gennaro Gattuso vendosi për Manolas dhe Maksimovic para kosovarit në vijën e mbrojtjes.

Formacioni zyrtar i Napolit: Ospina; Di Lorenzo, Maksimovic, Manolas, Mario Rui; Fabian Ruiz, Bakayoko; Lozano, Zielinski, L Insigne; Petagna.

Ndërkohë, edhe pse pritej që Vedat Muriqi të luante titullar kundër Genoas, Simone Inzaghi vendosi për Felipe Caicedo në fund.

Formacioni zyrtar i Lazios: Reina; Patric, Acerbi, Radu; Lazzari, S Milinkovic-Savic, Leiva, Luis Alberto, Marusic; Immobile, Caicedo.

As mbrojtësi i djathtë Mërgim Vojvoda nuk do ta nisë vitin si titullar edhe pse e ka fituar besimin e trajnerit të Torinos. Në stol si zakonisht është lënë edhe Samir Ujkani.

Në vend të tij do të luajë Singo.

Formacioni zyrtar i Torinos: Sirigu; Izzo, Lyanco, Bremer; Singo, Lukic, Rincon, Linetty, Rodriguez; Verdi, Belotti.

Të ngjashme