Muriqi starton për Lazion

Prishtinë | 18 Jan 2022 | 17:23 | Nga Ekonomia Online

Vedat Muriqi do të startojë për Lazion në ndeshjen e sontme në Kupën e Italisë ndaj Udineses.

Ndeshja zhvillohet në Stadio Olimpico me fillim nga ora 17:30 dhe është e vlefshme për 1/8 e finales së Coppa Italia.

Vedat Muriqi pas shumë kohësh do të startojë për ekipin italian, shkruan Gazeta Express.

Qendërsulmuesi kosovar në katër ndeshjet e fundit të Lazios nuk e zhvilloi asnjë minutë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme