“Muriqi sulmuesi më i mirë në Turqi”

Prishtinë | 22 Kor 2019 | 12:16 | Nga Ekonomia Online

Vedat Muriqi ka qënë futbollisti më i përfolur në Turqi gjatë afatit kalimtar të verës.

Sulmuesi i Kosovës u bashkua me Fenerbahcen nga Rizespor pas një sezoni të shkëlqyer.

Simpati për 25 vjeçarin kanë shprehur edhe skuadrat kundërshtare, shkruan Indeksonline.

Drejtori sportiv i Basaksehir e ka pranuar se Vedat Muriqi është sulmuesi më i mirë në Superligën turke.

“Vedat Muriqi, sulmuesi më i mirë në Turqi”, ka thënë Okan Buruk.

Në sezonin e fundit Muriqi ka shënuar 17 gola për Rizespor, derisa në debutimin me Fenerbahcen realizoi dy gola.

Të ngjashme