Muriqi tejkalon virusin, nis aventurën me Lazion

Prishtinë | 29 Sht 2020 | 15:11 | Nga Ekonomia Online

Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, të mërkurën pritet t’i bashkohet për herë të parë skuadrës së Lazios në stërvitje, kanë raportuar mediumet italiane.

Në të vërtetë, Muriqi para se të fillojë stërvitjen e parë me ekipin e ri, do t’i nënshtrohet kontrollimit mjekësor tek ekipi italian pas izolimit që e pati në Stamboll për shkak se ishte prekur me koronavirus.

Sulmuesi 26-vjeçar, javë më parë u transferua te Lazio nga skuadra e Fenerbahçes për 18 milionë euro dëmshpërblim. Muriqi ka firmosur kontratë me ekipin nga Serie A deri në verën e vitit 2025.

Të ngjashme