“Muriqi, transferimi më i qëlluar i Fenerit në vitet e fundit”

Prishtinë | 01 Gus 2019 | 17:51 | Nga Ekonomia Online

Ish sulmuesi i Fenerbahces, Ridvan Dilmen, ka vlerësuar lartë paraqitjet e Vedat Muriqi te skuadra turke.

Muriqi këtë verë nga Rizespor kaloi te Fenerbahce, për të bërë hapin më të madhe në karrierë.

Deri më tani, sulmuesi nga Prizreni ka regjistruar disa paraqitje të mira, duke dhënë sinjalet e para si një transferim i qëlluar.

Se Muriqi është transferim i qëlluar, nuk ka asnjë dyshim Ridvan Dilman.

“Me vite të tëra janë shpenzuar para të mëdha. Por, një lojtar i ri dhe me vetëbesim të madh, Vedat Muriqi është transferimi më i qëlluar në vitet e fundit”.

“Ersun Yanal duhet të krijojë një sistem të lojës përreth tij, ku do ta ndihmonte edhe Max Kruse”, ka pohuar 56-vjeçari, i cili në të kaluarën ka luajtur për shtatë sezone te Feneri.

Të ngjashme