Muriqi zgjidhet në formacionin e vitit në Turqi

Prishtinë | 29 Maj 2019 | 10:06 | Nga Ekonomia Online

Forma e mirë e yllit kosovar të Rizesporit, Vedat Muriqit, ka bërë që ai të ta fitojë pozitën e qendërsulmuesit në formacionin e vitit në Superligën e Turqisë.

Klubi i Vedat Muriqit, e mbylli sezoni 2019/19 në Superligën e Turqisë në pozitën e dhjetë në tabelë, plot 28 pikë prapa liderit të ligës, Galatasarayt, dhe 14 pikë më shumë sesa klubi i fundit, Akhisar.

Megjithatë, në këtë sezon jo edhe aq të mirë të Rizesporit ka shkëlqyer individualisht Muriqi dhe 17 golat dhe tetë asistet e tij në 36 ndeshjet e zhvilluara.

Paraqitjet e Muriqit kanë bërë që ai të marrë nota mjaft të larta në ndeshjet e zhvilluara nga SofaScore. Pikërisht ky uebsajt e ka zgjedhur Muriqin si pjesë e formacionit më të mirë në Superligës turke.

Kosovari është vlerësuar me notë 7.27 për këtë sezon, notë kjo më e lartë sesa gjashtë futbollistë të tjerë në këtë formacion.

Tani Muriqi do të tentojë ta vazhdojë këtë formë të mirë edhe në qershor, kur do t’i zhvillojë dy ndeshje me Kosovën në kuadër të Grupit A të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2020. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme