Musa Selimi jap dorëheqje nga pozita e presidentit të FSUNK-së, vlerësohet lartë kontributi i tij

Prishtinë | 11 Sht 2020 | 21:27 | Nga Ekonomia Online

Bordi i Federatës së Sporteve Universitare e Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e radhës, me piken e vetme të rendit të ditës – ndryshimet në strukturën udhëheqëse të bordit të FSUNK-së.

Gjatë kësaj mbledhje, presidenti i gjertanishëm, prof. asoc. dr.Musa Selimi, dha dorëheqje e tij nga pozita e të parit tëFederatës, në krye të së cilës qëndroi që nga themelimi i saj. Selimi falënderoi studentët, anëtarët e Bordit të FSUNK-së, si dhe të gjithë akterët me të cilët ka bashkëpunuar ngushtë në ngritjen e FSUNK-së në nivelin e një federate të respektuar nga partnerë vendorë dhe ndërkombëtarë.
“FSUNK-ja nga një federatë e re, në një kohë relativisht tëshkurtër, u shndërrua në federatë model, ashtu siç ky Bord Drejtues ishte bord model për udhëheqje. Për shkak të performances së mirë të treguar, ne kemi rezultuar me suksesin kulminant të të qenurit nikoqir të Kampionatit BotërorUniversitar në Hendboll, 2020” theksoi ndër të tjerash Selimi.

Me votim unanim të Bordit të FSUNK-së, prof. Diellza Shaqiri – Kelmendi u votua si ushtruese e detyrës së presidentes së Federatës. Ajo vlerësoi lartë kontributin e presidentit Selimi,duke theksuar që anëtarësimi i FSUNK-së në FederatënNdërkombëtare të Sporteve Universitare dhe në FederatënEvropiane të Sporteve Universitare kanë ardhur falë punës dhe ekspertizës së tij. 

“Për mua profesor Selimi ka qenë përherë model për tu ndjekur. Ishte kënaqësi e jashtëzakonshme të bashkëpunoj me të që nga themelimi i FSUNK-së. Ai ka bërë një punë të jashtëzakonshme në avancimin e Federatës, qofte në rrafshin vendor, njashtu edhe në atë ndërkombëtar” theksoi u. d. presidentja Shaqiri – Kelmendi. 

Anëtarët e Bordit Drejtues, të pranishëm në këtë mbledhje, njëzëri vlerësuan lartë kontributin e profesor Selimit dhënë përsportin universitar, si dhe e falënderuan për bashkëpunimin e frytshëm që kanë pasur deri me tani. 

Prof. asoc. dr. Musa Selimi nga sot e tutje do të mbajë pozitën e anëtarit të Bordit të FSUNK-së, nga ku premtoi që do të vazhdoj të punojë në promovimin dhe avancimin e sportit universitar.Nderkaq, u. d. Shaqiri – Kelmendi do të qëndroj në këtë funksion derisa Kuvendi Zgjedhor të bëjë zgjedhjen e presidentit të FSUNK-së sipas rregullativave në fuqi.

Të ngjashme