Musiala me kontratë të re

Prishtinë | 05 Mar 2021 | 13:15 | Nga Ekonomia Online

Mesfushori i talentuar Jamal Musiala ka arritur marrëveshje me Bayern Munichun për kontratën e re.

Mediumet gjermane kanë shkruar të premten se palët janë dakorduar tashmë dhe gjithçka do të bëhet zyrtare brenda pak ditëve.

Musiala 18-vjeçar me kontratën e re do të jetë pjesë e Bayenrit deri në vitin 2025 dhe do të ketë një pagë vjetore prej pesë milionë eurosh.

Ai para fillimit të këtij edicioni është promovuar në ekipin e parë të Bayernit dhe deri më tani ka shënuar tri gola në 17 ndeshje të luajtura në Bundesligë.

Kontrata aktuale e Musialas, i skadon në verën e vitit tjetër.

Të ngjashme