Muslija e ka lënë prapa periudhën e vështirë

Prishtinë | 14 Pri 2020 | 20:06 | Nga Ekonomia Online

Stinori vjeshtor i edicionit aktual ishte pritur të jetë i shpërthimit për reprezentuesin e Kosovës, Florent Muslija.

Por sulmuesi i krahut shfaqi pak dhe në ndeshjen e fundit të vitit të kaluar përjetoi pikë të ulët në karrierë. Ishte aktivizuar për Hannoverin në minutën e 73-të, ndërsa ishte larguar nga fusha në minutën e 86-të për mungesë përkushtimi.

Hannoveri garon në Bundesliga 2, ndërsa Muslija në gjashtë ndeshjet e para të këtij viti nuk ishte aktivizuar fare. Më në fund rastin e fitoi më 6 mars, kur luajti pak minuta në fund. Ishte ajo ndeshja e fundit para se futbolli të pezullohej për shkak të pandemisë.

Trajneri që e kishte kritikuar ashpër në dhjetor, Kenan Kocak, tani po e inkurajon Muslijën.

“Para krizës së koronavirusit ai ishte shumë i mirë dhe kapi rastin e tij sërish”, ka thënë Kocak. “Florenti ka parakushtet më të mirë dhe ka luajtur me mua në fillim. Ai ka kualitet enorm. Por ai po ashtu duhet të mësojë se duhet të punojë vazhdimisht për kualitetin e tij”, ka theksuar trajneri i skuadrës gjermane.

Muslija ka luajtur për Gjermaninë U-20 në të kaluarën, ndërsa në shtator të vitit të kaluar u bashkua me Kosovën. I ka luajtur tri ndeshje deri më tani.

Trajneri Kocak ka vazhduar lavdet për reprezentuesin e Kosovës, duke dëshmuar se kriza në karrierën e tij i takon së kaluarës.

“Ai është zhvilluar shumë mirë në muajt e kaluar”

Të ngjashme