Mustafi do të largohet nga Schalke, shumë skuadra pas tij

Prishtinë | 01 Pri 2021 | 15:58 | Nga Ekonomia Online

Shkodran Mustafi gjatë afatit kalimtar të janarit u bashkua me klubin gjerman Schalke 04.

Mbrojtësi shqiptar e prishi kontratën me Arsenalin dhe si futbollist i lirë iu bashkua klubit gjernan.

Megjithatë kontrata e tij me Shcalke 04 është vetëm deri në fund të këtij sezoni dhe vetëm nëse klubi i shpëton rënies nga Bundesliga ajo do të vazhdohet.

Mediat gjermane kanë raportuar se lojtari do të largohet në verë nga Schalke dhe disa skuadra tanimë janê vënë pas tij.

Inter mbetet klubi më i madh që e do shqiptarin,npor Mustafi në itali kërkohet edhe nga Lazio e Napoli.

Ditë më parë mbrojtësi deklaroi se dëshiron të vazhdoj të luaj në Gjermani, ku tri skiadra tjera janë vënë pas tij.

Hertha Berlin, Eintracht Frankfurt dhe VFB Stuttgart janë ekipet gjerman që duan transferimin e Muatafit.

Sipas mediave gjermane, Frankfurt mbetet skuadra me shanset më të mira për të nënshkruar me mbrojtësin kampion bote.

Kujtojmë që Mustafi më parë ka luajtur edhe për Hamburgun, Evertonin, Sampdorian dhe Valencian para se t’i bashkohej gjigantit anglez Arsenal.

Tanimë duket e sigurt se në edicionin 2021/22, ylli shqiptar do ta vesh fanellën shtatë në nivel klubesh.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme