Mustafi gjen skuadër të re në Serie A

Prishtinë | 10 Maj 2019 | 11:16 | Nga Ekonomia Online

Me kualifikimin në Ligën e Kampionëve apo ajo, Milan këtë verë do të punojë intensivisht për të ristrukturuar skuadrën.

Mediet në Itali janë duke shkruar se te Milan do të ketë ndryshime të mëdha në verën e vitit 2019, ku nuk përjashtohet edhe largimi i Gennaro Gatussos.

Përforcime do të ketë në fazën e mbrojtjes, me Shkodran Mustafin emri e ri të shfaqur në listën e dëshirave të Milan.

Lajmi bëhet i ditur nga ‘Tuttosport’, në numrin e sotëm, që sheh se marrëveshja mes Arsenal dhe Milanit për Shkodran Mustafin mund të mbyllet për 20 milionë euro, përcjell ‘lajmi.net’.

Mustafi nuk është një emër i ri për futbollin italian, i cili gjatë viteve 2012-2014, ka qenë pjesë e Sampdorias, para transferimit te Valencia në La Liga.

Të ngjashme