Mustafi ka një lajm të mirë për Arsenalin

Prishtinë | 07 Shk 2019 | 18:02 | Nga Ekonomia Online

Shkodran Mustafi i ka dhënë një lajm të mirë Arsenalit.

Mbrojtësi shqiptar, Shkodran Mustafi, së bashku me mesfushorin ofensivë Henrikh Mkhitaryan, janë kthyer në stërvitjet të plota te Arsenal.

Kthimi i Mustafit është një lajm i mirë për Emery, që po vuan nga shumë lëndime në mbrojtje, përfshirë Sokratis, Hector Bellerin dhe Rob Holding.

Sokratis pritet të jetë i gatshëm në fund të shkurtit, ndërsa Bellerin dhe Holding duhet t’u nënshtrohen operacioneve të reja në gju.

Arsenal pas 25 xhirove në Premierligë renditen në vendin e gjashtë me 47 pikë, dhe xhiron e ardhshme takohet me Huddersfieldin në udhëtim

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme