Mustafi kthehet për derbin me Tottenhamin

Prishtinë | 18 Tet 2017 | 09:24 | Nga

Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger, ka njoftuar se qendërmbrojtësi Shkodran Mustafi do të jetë i gatshëm për derbin ndaj Tottenhamit që zhvillohet muajin tjetër, kanë raportuar të martën mediumet angleze.

Mustafi u lëndua me Përfaqësuesen e Gjermanisë dhe i mungoi Arsenalit në humbjen e fundit nga Watfordi (2:1), transmeton Koha Ditore.

Dueli mes Arsenalit dhe Tottenhamit, do të zhvillohet më 18 nëntor në stadiumin “Emirates” në kuadër të xhiros së 12-të në Premier League.

“Mustafi nuk do të jetë i gatshëm deri pas ndeshjeve të barazhit për botëror. Besoj se mund të llogariti në të për duelin kundër Tottenhamit”, ka deklaruar Wenger.

Mustafi 25-vjeçar, që vitin e shkuar iu bashkua Arsenalit nga Valencia, këtë edicion ka regjistruar pesë paraqitje në të gjitha garat.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme