Sezoni i transferimeve tashmë ka filluar në Europë dhe mbrojtësi me origjinë shqiptare, Shkodran Mustafi, mund të largohet nga Arsenal.
Sipas Evening Standard, në mesin e lojtarëve që mund t’u ikin Topçinjve është edhe Mohamed Elneny, shkruan Goal.
Menaxheri Unai Emery e ka pranuar se mund të ketë largime të mëtejshme nga Emirates Stadium për shkak të vështirësive financiare.