Mustafiq, i bronztë në kampionatin Evropian për të rinj

Prishtinë | 20 Nën 2020 | 17:54 | Nga Ekonomia Online

Boksieri kosovar, Remzo Mustafiq ka fituar medalje të bronztë në Evropianin për të rinj që po mbahet në Budvë të Malit të Zi.

Mustafiq të premten pasdite u paraqit në gjysmëfinale të kategorisë deri 91 kilogramë, ndërsa humbi nga ukrainasi Mykyta Gorbatenko.

Mustafiq kishte vullnetin dhe dha goditje, por pati lëshime në mbrojtje që i kushtuan me humbje. Ai megjithatë ka fituar medalje të rëndësishme për boksin kosovar, që po kërkon më shumë suksese në skenën ndërkombëtare.

Mustafiq, që është nga Mitrovica, fitoi në çerekfinale për të siguruar medaljen e vetme të Kosovës në këtë ngjarje për të rinj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme