Myslimanët do ta duan shumë trajnerin e Liverpoolit pas deklaratave për futbollistët e tij me Ramazan

Prishtinë | 15 Pri 2021 | 16:58 | Nga Ekonomia Online

Jyrgen Kllop ka shprehur bindjet e tij liberale edhe një herë për çështjen e islamit dhe ramazanit.

Ekipi i tij u mposht me rezultat agregat 3-1 ndaj Real Madridit, ndërsa në ndeshjen e djeshme të dy lojtarët kryesorë, Muhamed Sallahu dhe Sadjo Manja, kishin qenë agjërueshëm me Ramazan.

“Nuk ka asnjë problem me agjërimin e disa lojtarëve; unë e respektoj religjionin dhe ata janë gjithmonë fantastikë, pavarësisht a agjërojnë a jo”.

“Ka ditë kur Sadjo Mane ose Muhamed Sallahu vijnë në zhveshtore pasi më parë kanë bërë faljet e tyre. Në jetë ka gjëra më me rëndësi se futbolli.” – shtoi më tej trajneri gjerman.

Kllop kishte shprehur qëndrime politike edhe në të kaluarën, duke u deklaruar si social-demokrat.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme