Nacho: Nëse Mbappe po dërgon sinjale për Real Madridit, klubi duhet të jetë vigjilent

Prishtinë | 23 Jan 2020 | 10:03 | Nga Ekonomia Online

Mbrojtësi i Real Madridit, Nacho Fernandez i ka bërë thirrje klubi të jetë vigjilent me sinjalet që Kylian Mbappe është duke i dërguar drejt tyre. 

Sulmuesi i Paris Saint-Germain, ka folur shumë shpesh për klubin mbretëror dhe ka shfaqur dukshëm admirimin e tij ndaj Los Blancos dhe veçanërisht trajnerit Zinedine Zidane. Ai së fundmi për Zidanen tha se ka qenë idhulli i tij i parë.

Për këtë ka reaguar edhe Nacho, duke thënë se klubi duhet të jetë i gatshëm për Mbappen.

“Nëse ai po na dërgon shenja, ne duhet të jemi të gatshëm dhe vigjilent”, ka thënë Nacho në lidhje me Mbappen.

Mbrojtësi foli pas ndeshjes që Real Madrid e fitoi me rezultat 3-1 ndaj Unionistas de Salamanca të mërkurën në mbrëmje në kuadër të Kupës së Mbretit.

Ai ishte i lumtur me kalimin në raundin tjetër dhe i dha merita edhe kundërshtarit për lojën e treguar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme