Nadal fiton turneun në Meksikë

Prishtinë | 01 Mar 2020 | 16:14 | Nga Ekonomia Online

Tenisti numër dy në botë Rafael Nadal ka fituar turneun “Mexican Open”. Nadal në finale ka triumfuar me 6:3, 6:2 ndaj amerikanit Taylor Fritz.

Për Nadalin është triumfi i tretë në Meksikë. Kishte fituar edhe në vitin 2005 dhe 2013. Ndërkohë është titulli i 85-të i fituar në karrierë.

“Nuk kam mundur të jem më i lumtur, kam luajtur në mënyrë fenomenale nga fillimi. Në Acapulco kam fituar titullin tim të parë të madh në karrierë, kështu që është e jashtëzakonshme që po fitoj sërish, 15 vite pasi e fitova për herë të parë”, ka deklaruar Nadal, pas triumfit, transmeton Koha.net. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme