Nadal gjunjëzoi Gjokoviqin, shpallet kampion i “Italian Open”

Prishtinë | 17 Maj 2021 | 09:02 | Nga Ekonomia Online

Rafael Nadal ka fituar titullin e tij të dhjetë në “Italian Open”, pasi mposhti numrin një të botës Novak Gjokoviq, me rezultat 7-5 1-6 6-3 në sete.

Nadal e fitoi setin e parë, pasi shkuan në “tie break”.

Mirëpo, serbi e dominoi spanjollin në setin e dytë.

Megjithatë, Nadal u kthye fuqishëm në setin e tretë për t’u shpallur kampion në turneun italian.

“Kam pasur një javë pozitive dhe jam shumë i gëzuar”, tha Nadal pas ndeshjes.

Spanjolli pas fitores së tij në “Italian Open”, vazhdon përsëri në fushën e llojit të njëjtë, për të mbrojtur titullin e ti në Roland Garros.

Të ngjashme