Nadal shkon tutje në Australian Open

Prishtinë | 21 Jan 2022 | 14:55 | Nga Ekonomia Online

Nadal shkon tutje në Australian Open

Tenisti spanjoll e mundi rusin Karen Khachanov për të shkuar në rrethin e katërt të këtij turneu

Rafael Nadal vazhdon të shfaqë siguri në Australian Open.

Tenisti spanjoll është kualifikuar në rrethin e katërt të turneut të madh të tenisit.

35 vjeçari në rrethin e tretë e mposhti pa problem sot rusin Karen Khachanov, 3-1 në sete.

Nadal i fitoi me lehtësi dy setet e parë, 6-3 e 6-2, shkruan “Gazeta Express”.

Më pas, kundërshtari i tij e mori setin e tretë, 6-3.

Megjithatë, spanjolli nuk i la vend rastësisë për ta fituar pa problem setin e katërt, 6-1.

Në rrethin e katërt, Nadal do të përballet me fituesin e duelit në mes të Adrian Mannarino dhe Aslan Karatsev.

Kjo është hera e 15-të në karrierë që Nadal kualifikohet në rrethin e katërt.

Ai synon ta fitojë Grand Slamin e 21-të në karrierë, gjë të cilën nuk e ka arritur askush deri tash në histori të këtij sporti.

Të ngjashme