Nagelsmann konfirmon se ndaj Barcelonës luajnë me lojtarët më të mirë në dispozicion

Prishtinë | 07 Dhj 2021 | 16:26 | Nga Ekonomia Online

Bayern Munchen ka pikë të plota 15 në 5 ndeshje të fazës së grupeve dhe ka siguruar vendin e parë, por kjo nuk mjafton që të tolerojnë në sfidën e fundit ndaj Barcelonës.

Trajneri i Bavarezëve, Julian Nagelsmann është shprehur se do të hedhë në fushë më të mirë që ka në dispozicion.

“Xavi ka pasur mundësinë që të stërvit për një kohë të gjatë ekipin. Tani mbrojnë më lart se më parë. Kundërsulmi është një armë më e fortë tashmë. Kjo na bën që të jemi më të kujdesshëm dhe të mbulojmë më shumë hapësira. Barcelona ka futbollistë të nivelit botëror”, deklaroi trajneri i Bayernit.

Janë nën presion për klasifikimin dhe duhet të fitojnë. Do të japin gjithçka ndaj nesh. Nuk vlen për kualifikimin, por vetëm 3 pikë për ne. E shoh Barcelonën si një nga kandidatet për triumfin final, ndaj dhe do të luajmë me më të mirë”, ka thënë Nagelsmann”.

“Situata e dëmtimeve? Leon Goretzka nuk do të jetë i disponueshëm. Gnabry ka pasur një problem dhe nuk do të luajë”.

“Kimmich do të kryejë një tampon dhe pritet të dalë nga karantina, por nuk ka sens që të nxitohemi për të. Lucas Hernandez po bën mirë, por më e rëndësishme për ne do të jetë ndeshja e së shtunës ndaj Mainz”, shtoi më tej Nagelsmann.

Bayerni ështŇ nikoqi i katalunasëve nëtakimin e së mërkurës që fillon në ora 21:00. /

Të ngjashme