Nainggolan: Nuk e prisja largimin, Contes i erdhi keq për mua

Prishtinë | 23 Tet 2019 | 19:33 | Nga Ekonomia Online

Radja Nainggolan po shijon rikthimin e tij te Cagliari, teksa në fundjavë shënoi një gol spektakolar, ndërsa sardët po bëjnë një ecuri mjaft të mirë në kampionat, por belgu është rikthyer të flasë sërish për Interin dhe largimin nga zikaltrit në verë.

“Nuk e prisja të largohesha. Marotta nuk më kishte thënë asnjëherë se duhet të largohem. Një ditë Conte më mori më vete dhe më tha se i vinte keq për mua, por drejtuesit kishin vendosur tashmë për largimin, që para se të niste grumbullimi”, tregoi belgu.

Më pas mesfushori nuk ngurroi të flasë edhe për eksperiencën e paktë me Antono Conten gjatë përgatitjeve, ku foli me superlativa për teknikun aktual të zikaltërve dhe pranoi se do t’i kishte pëlqyer të vazhdonin të punonin bashkë.

“Ishte një maniak i detajeve dhe u argëtova shumë gjatë punës me të. Ishte shumë i qartë si trajner, i drejtpërdrejtë dhe të thoshte gjithmonë gjërat që nuk i pëlqenin. Do të më pëlqente të luaja edhe me Barellën, që do të bëhet një mesfushor shumë i madh”, tha Nainggolan për transmetuesin e Serisë A, DAZN./supersport.al/

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme