Namani rezulton pozitiv për Coronavirus, Drita habitet me një vendim të UEFA-s

Prishtinë | 10 Gus 2020 | 21:31 | Nga Ekonomia Online

Klubi i futbollit Drita ka njoftuar se futbollisti Hamdi Namani ka rezultuar pozitiv për koronavirus në testet e reja të bëra në Zvicër para ndeshjes finale në fazën e parakualifikimeve për Ligën e Kampionëve.

Në një reagim në Facebook, klubi është shprehur i habitur se si UEFA e ka lënë në vetizolim Bujar Shabanin, edhe pse rezultoi disa herë negativ. Ai ishte vetizoluar pas kontaktit me Fidan Gërbeshin që kishte rezultuar pozitiv ditë më parë, ndërsa Gërbeshi sot doli negativ.

“E tmerrshme! Nga testimet e sotme, tani pozitiv ka rezultuar lojtari më i mirë në ndeshjen e fundit Hamdi Namani, e për çudi negativ rezulton Fidan Gërbeshi që në testin e para dy ditëve ishte pozitiv, gjithashtu negativ rezultoi edhe Bujar Shabani që në testin e para dy dite ka rezultuar negativ, por për shkak të kontaktit me Fidanin është kërkuar nga UEFA që të vetizolohet! E habitshme se çfarë po ndodhe, e habitshme se si UEFA vepron me standarde te dyfishta, ku vetizolon lojtarin që rezulton katër herët e fundit negativ. Kjo është e pabesueshme se si mund t’i ndodhë një gjë e tillë një organizatori siç është UEFA!” thuhet në njoftim të klubit.

Të ngjashme