Nani për Cristiano Ronaldon: Nuk kishte vend më të mirë për të se Manchester United

Prishtinë | 14 Nën 2021 | 15:54 | Nga Ekonomia Online

Ish-ylli i Manchester Unitedit, Luis Nani është duke luajtur për skuadrën nga MLS, Orlando City, por ai ende mban njërin sy duke shikuar atë që po ndodh në Old Trafford.

Pas 230 paraqitjeve për klubin anglez, në të cilat ai shënoi 41 gola dhe dha 73 asistime, është e qartë se Manchester United ende mban një vend në zemrën e 34-vjeçarit portugez.

“Gjithmonë”, ka thënë fillimisht Nani për Athletic, kur u pyet nëse ai vazhdon të ndjekë Manchester Unitedin.

“Nëse nuk kam lojë në të njëjtën kohë, sigurisht. Është e veçantë tani me Cristianon atje. Natyrisht, kur shihni lajmet dhe situatën e tij në Juventus, mund të imagjinoni se nuk kishte vend më të mirë për të sesa të kthehej te United”.

Të ngjashme