Nantes kërkon nga Cardiff t’ia kryej pagesën për Salan

Prishtinë | 07 Shk 2019 | 09:37 | Nga Ekonomia Online

Klubi francez Nantes ka kërkuar nga Cardiff City që t’ia kryejë pagesën prej 15 milionë funtave për transferimin e sulmuesit Emiliano Sala.

Argjentinasi Sala bashkë me pilotin David Ibbotson ishin në bordin e një aeroplani që u rrëzua dy javë më parë në Channel Islands.

BBC Wales ka mësuar se Nantes dëshiron që t’i kryhet borxhi, ashtu siç janë marrë vesh me klubin anglez, megjithë zhvillimet që kanë rrjedhur pas nënshkrimit të marrëveshjes.

Natën e fundit ekipet e shpëtimit kanë nxjerr një trup nga rrënojat e aeroplanit por që nuk dihet se është trupi i futbollistit apo i pilotit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme