Nantesi kërkon nga Cardiffi pagesën për Salan

Prishtinë | 06 Shk 2019 | 17:50 | Nga Ekonomia Online

Klubi francez Nantes raportohet se ka kërkuar pagesën nga Cardiff City për transferimin e Emiliano Salas.

Sala, bashkë me pilotin David Ibbotson, u zhdukën me aeroplan më 21 janar gjatë kalimit nga Franca në Britani. Aeroplani bashkë me një trup është gjetur tashmë.

Sulmuesi argjentinas ishte transferimi më i shtrenjtë i Cardiffit. Ai, sipas marrëveshjes, i kushtoi klubit 15 milionë funte.

Cardiffi kishte ndalur pagesën e parë deri sa të ndaheshin të kënaqur me dokumentet. BBC raporton se pagesa e transferimit do të kompletohet në tre vjet.

Mësohet se Nantesi ka kërcënuar me hapa ligjorë nëse nuk merr një pagesë për 10 ditë.

Një burim në Cardiff ka thënë për BBC-në se do të respektojnë marrëveshjen, por jo deri të qartësohen të gjitha faktet.

Cardiffi ka thënë po ashtu se është i befasuar se Nantesi ka kërkuar pagesë menjëherë teksa akoma bëhen hulumtime se trupi i kujt është gjetur.

Nga transferimi i Salas në Cardiff ishte paraparë të fitonte edhe Bourdeauxi, që kishte përqindje në kartonin e lojtarit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme