Naomi Osaka, ikona e Japonisë së re

Prishtinë | 01 Kor 2019 | 09:54 | Nga Ekonomia Online

Naomi Osaka është përcjellë nga një numër i madh kamerash, kur u fut në dhomën e intervistave, pas humbjes në raundin e tretë të “French Open”. Për gati gjysmë ore, kampionia e parë nga Japonia në një Grand Slam të tenisit, foli për presionin dhe dëshirën e saj që të triumfojë brenda një viti në katër turne të nivelit Grand Slam.

Megjithëse Osaka u eliminua në të njëjtën fazë sikurse vitin e shkuar në Paris, gjithçka tjetër ka ndryshuar në jetën e 21-vjeçares së ndrojtur. Së pari ajo shpërtheu me fitore në “US Open” kundër Serena Williamsit, në shtator, për t’u mposhtur pastaj në finale. Atë humbje Osaka e kompensoi në janar të këtij viti, kur arriti të triumfojë në “Australian Open”, shkruan sot Koha Ditore.

E kaluara e saj multi-kulturore, që është kombinuar me një lojë të fuqishme dhe rezultate të jashtëzakonshme, e ka shndërruar Osakan në një superyll global për vetëm dhjetë muaj. Vlera e saj komerciale ka fluturuar në qiell.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme