Mesfushori i Fiorentinës, Jordan Veretout, është afër që të kalojë te Napoli, sipas Calcio Mercato-s.
26 vjeçari thuhet të ketë arritur marrëveshje pesëvjeçare me napolitanët, dhe flitet që klubit nga Firenca i janë paguar 30 milionë euro.
Veretout ka kontribuar me pesë gola dhe tri asistime në 33 paraqitjet e tij për Fiorentinën në këtë sezon të Serie A.