Napoli anulon vendimin për kthim në stërvitje

Prishtinë | 23 Mar 2020 | 21:06 | Nga Ekonomia Online

Napoli ka ndjekur shembullin e Lazios dhe ka anuluar vendimin për kthim të skuadrës në stërvitje, raporton Koha.net.

Italia vazhdon të vuajë shumë nga Coronavirusi dhe vazhdimi i Serie A nuk duket afër.

Napoli javën e kaluar kishte njoftuar që skuadra do të kthehej në stërvitje këtë të mërkurë, ndonëse shteti mbetet i bllokuar për shkak të pandemisë.

Por të hënën mbrëma, Napoli njoftoj se nuk do të ketë stërvitje të mërkurën.

“SSC Napoli njofton se aktivitetet sportive janë pezulluar për afat të pacaktuar. Data kur stërvitjet do të vazhdojnë do të varet nga gjendja shëndetësore”, ka njoftuar Napoli.

Edhe Lazio ka shpresuar që këtë javë të vazhdojë stërvitjet, por ka hequr dorë nga një mundësi e tillë.

Në Angli, Sheffied Unitedi ka ndërprerë stërvitjet të hënën, ka njoftuar Daily Mail. Sheffieldi është skuadra e fundit e Premier Leagues që ka dërguar lojtarët në shtëpi.

Të ngjashme