Napoli bindës ndaj Spezias, hyn në top-4she

Prishtinë | 08 Maj 2021 | 17:01 | Nga Ekonomia Online

Napoli ka arritur të shënojë fitore me rezultat 1:4 ndaj Spezias në kuadër të javës së 35-të në Serie A.

Zielinski dhe Osimhen me dy gola siguruan qetësinë për mysafirët para përfundimit të pjesës së parë, shkruan Gazeta Express.

Piccoli ngushtoi epërsinë, por Lozano realizoi 10 minuta para fundit për epilogun e këtij takimi.

Me këtë fitore, Napoli shkon në kuotën e 70 pikëve në vendin e dytë dhe po pret gabimet e skuadrave rivale për vendet që dërgojnë në Champions League. 

Të ngjashme