Napoli dënon Elmasin me 57 mijë euro, e Hysajn me 60 mijë

Prishtinë | 26 Nën 2019 | 16:28 | Nga Ekonomia Online

Drejtuesit e Napolit kanë vendosur që të dënojnë futbollistët e tyre për revoltën e tyre të shprehur një javë më parë.

Presidenti Aurelio De Laurentis ka ndarë dënimet për futbollistët, ku janë edhe Elif Elmasi dhe Elseid Hysaj. Dënimin më të lartë e ka marrë kapiteni Lorenco Insinje, që drejtoi revoltën, andaj mbetet pa 350 mijë euro nga paga mujore. Pas tij është Allan me 250 mijë euro, ndërsa më pak i prekur me dënimet është Gaetano, që do të mbetet pa 7 mijë euro nga të ardhurat mujore. Ndërkohë Elif Elmas do të ndajë gjysmën e pagesës mujore, pasi që do të paguajë 57 mijë euro, ndërsa Elseid Hysaj u dënua me 60 mijë euro.

Të ngjashme