Napoli dhe Hysaj ende pa marrëveshje për kontratën e re

Prishtinë | 10 Dhj 2020 | 20:33 | Nga Ekonomia Online

Elseid Hysaj po has në vështirësi sërish me rinovimin e kontratës me Napolin, ndërsa në qershor të vitit të ardhshëm ai mbetet i lirë.

Sipas “Napoli Magazine”, marrëveshja nuk është edhe aq e thjeshtë, ndërsa mbrojtësi shqiptar mund të mbetet i lirë pas disa muajsh.

Gjithçka, me sa duket, sillet rreth pagës, pasi drejtuesit e Napolit i kanë propozuar një kontratë të re nga e cila kapiteni i Shqipërisë do të përfitonte 2 milionë euro në sezon.

Menaxheri i lojtarit ka pasur një takim me drejtuesit napolitanë dhe ka dalë i pakënaqur me ofertën.

Marseille, Roma dhe Spartak Moska janë gati t’ia plotësojnë çdo kërkesë ekonomike Hysajt i cili duket se do të largohet nga Napoli pas katër sezonesh.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme