Napoli e nxjerr në shitje Insignen

Prishtinë | 19 Maj 2021 | 14:09 | Nga Ekonomia Online

Vazhdon të mbetet në pikëpyetje e ardhmja e Lorenzo Insigne te Napoli.

Sipas mediave italiane, palët nuk kanë përcaktuar ende një datë për t’u ulur në tavolinë dhe për të diskutuar të ardhmen e futbollistit.

Po sipas raportimeve të mediave, mes 29-vjeçarit, i cili kërkohet nga klube të tjera evropiane, dhe drejtuesve të klubit është krijuar një distancë, që me shumë mundësi mund të çojë në largimin e lojtarit, kontrata e të cilit skadon në 2022.

Për të mos e humbur futbollistin me parameter zero vitin e ardhshëm drejtuesit e klubit të kaltër janë të hapur për të dëgjuar ofertat që do të vijnë në drejtim të tij.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme