Napoli interesohet për Grimaldon

Prishtinë | 30 Tet 2019 | 12:35 | Nga Ekonomia Online

Skuadra e Napolit ka shprehur interesim për mbrojtësin e majtë, Alejandro Grimaldo që është pjesë e Benficas.

Lajmi është bërë i ditur të mërkurën nga e përditshmja italiane “Gazzetta dello Sport”. Mësohet se Napoli po synon transferimin e Grimaldos gjatë afatit kalimtar të janarit për shkak të problemeve me lëndimet e lojtarëve në pozitën e njejtë, transmeton Koha Ditore.

Skuadra italiane tashmë ka kontaktuar Benfican që për lirimin e Grimaldos po kërkon 40 milionë euro dëmshpërblim. 24-vjeçari, është njëri prej lojtarëve më të mirë në kampionatin e Portugalisë në rolin e tij dhe ka kontratë me Benfican deri në vitin 2021.

Ai këtë edicion ka shënuar një gol dhe ka bërë dy asistime në 13 paraqitje. Grimaldo te Benfica është transferuar në vitin 2016 nga Barcelona B për dy milionë euro.

Të ngjashme