Napoli mund të bëhet shtëpi e lojtarëve të rritur në Kosovë

Prishtinë | 08 Pri 2020 | 09:43 | Nga Ekonomia Online

Kapiteni i Përfaqësueses së Kosovës, Amir Rrahmani, gjatë verës do t’i bashkohet skuadrës së Napolit. 

Rrahmani i zhvilluar si futbollist në Kosovë, te skuadra e Kosovës së Prishtinës, Ramiz Sadiku dhe Drenicës, nënshkroi kontratë afatgjatë me Napolin në janar të këtij viti. 

Megjithatë, ai është huazuar deri në fund të këtij edicioni, që është pezulluar shkaku i pandemisë COVID-19, te klubi tjetër nga Serie A, Verona. I fundit që është kërkuar nga klubi elitar i Italisë, Napoli, është futbollisti tjetër i zhvilluar në Kosovë, sulmuesi i krahut Milot Rashica që luan te Werder Bremeni, raporton KOHA.

Napoli më herët interesim kishte shprehur edhe për sulmuesin tjetër të Kosovës, Vedat Muriqi që aktivizohet te Fenerbahçe. Edhe Muriqi është rritur në Kosovë sikurse Rashica, që hapat e parë i mori te Vushtrria, por te skuadra e Lirisë. 

Mbrojtësi Rrahmani ka thënë se në bazë të kontratës, Napolit duhet t’i bashkohet gjatë verës së këtij viti. Ai me klubin italian thotë se synon titullin e kampionit. 

“Karriera ime ka shkuar shumë mirë. Lëvizjet kanë qenë në mo mentin dhe kohën e duhur. Por unë kam punuar gjatë gjithë karrierës për të arritur qëllimet e mia. Në fund të këtij edicioni, që nuk dihet se kur do të rifillojë, do t’i bashkohem Napolit”, ka thënë Rrahmani për gazetën.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme