Napoli nis bisedimet me Icardin

Prishtinë | 08 Kor 2019 | 09:10 | Nga Ekonomia Online

Napoli i ka kontaktuar drejtpërdrejt Mauro Icardin dhe menaxheren e tij, Wanda Nara, duke i ofruar sulmuesit argjentinas të Interit pagë vjetore prej 7.5 milionë euro plus bonuse.

Oferta e Napolit është superiore ndaj asaj që kampioni Juventus ia ka propozuar argjentinasit, pasi arrin gati 10 milionë euro në sezon duke llogaritur bonuset.

Po ashtu, Napoli ka më shumë gjasa ta paguajë shumën e kërkuar nga Interit prej 60 milionë euro për lojtarin dhe ka premtuar se do ta bëjë Icardin figurë qendrore në projektin e klubit nën udhëheqjen e Carlo Ancelottit.

Juve, megjithatë, mbetet opsioni i parapëlqyer i Icardit, derisa edhe Atletico Madridi ka shprehur interesim për të.

Drejtori i Interit, Beppe Marota, praktikisht i ka ftuar klubet të bëjnë oferta për sulmuesin e tyre të padëshirueshëm gjatë një interviste me Sky Sport Italia.

“Jemi të gatshëm të negociojmë me këdo që e dëshiron Icardin, duke e respektuar vlerën e lojtarit”, ka thënë Marotta.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme