Napoli nuk ia plotëson kërkesat Hysajt, rinovimi në dyshim

Prishtinë | 27 Tet 2018 | 09:19 | Nga Ekonomia Online

E ardhmja e mbrojtësit të Kombëtares së Shqipërisë, Elseid Hysaj, po kthehet në një çështje të ndërlikuar te skuadra e Napolit, pasi shqiptari së fundmi ka humbur edhe vendin e titullarit dhe kërkesa e tij për pagë është e papranueshme për klubin.

Sipas Calciomercato.com, agjenti i Hysajt, Mario Giuffredi, vazhdon të tregohet mjaft agresiv me kërkesat e tij në lidhje me të ardhmen e Hysajt.

Giuffredi i ka kërkuar një rrogë prej 3 milionë eurosh klubit italian, por Napoli nuk ka ndër mend të paguajë një shifër të tillë, teksa drejtuesit ofrojnë një pagë 2.5 milionë euro.

Dallimi prej 500 mijë eurosh është duke mbajtur peng rinovimin e Hysajt. Një çështje tjetër që duhet të zgjidhet është dhe ajo që ka të bëjë me klauzolën 50 milionë euro për transferimin jashtë Italisë.

Agjenti i Hysajt pretendon që kjo klauzolë të hiqet, ndërkohë që palët pritet të takohen javën e ardhshme.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme