Napoli pushon përkohësisht një pjesë të stafit

Prishtinë | 08 Pri 2020 | 15:15 | Nga Ekonomia Online

Napoli është bërë klubi i parë nga Serie A e Italisë që ka pushuar përkohësisht një pjesë të stafit, ku nuk përfshihen futbollistët e trajnerët, për shkak të koronavirusit.

Sport Mediaset ka njoftuar se 30 punëtorë të Napolit, nuk do të paguhen për dy muaj.

Ndryshe nga shtetet tjera si Danimarka e Britania e Madhe, që mbulojnë një pjesë të madhe të pagës nëpërmjet një fondi të veçantë, qeveria e Italisë ende nuk ka dal me një skemë për të mbuluar pagesën e personave që pushohen përkohësisht për shkak të pandemisë.

Napoli po ashtu po merret me çështjen e pagave të skuadrës së parë, ku Lega Serie A është duke ia lejuar klubeve që të zvogëlojnë pagat e lojtarëve deri në 30 për qind.

Te Napoli luan Elseid Hysaj, ndërsa në afatin e radhës kalimtar do t’i bashkohet klubit të njohur italian edhe reprezentuesi i Kosovës, Amir Rrahmani.

Të ngjashme