Napoli refuzon ofertën e gjigantit spanjoll për Allanin

Prishtinë | 15 Gus 2019 | 14:11 | Nga Ekonomia Online

Napoli raportohet të ketë refuzuar ofertën e Atletico Madridit për mesfushorin Allan.

Atletico Madridi ka ofruar 55 milionë euro për shërbimet e tij.

Por, ofertën e Atleticos klubi italian e ka vlerësuar si shumë të ulët për rëndësinë që ka braziliani te Napoli, raporton Tuttosport.

Për shërbimet e tij interesim më parë kanë shprehur edhe PSG-ja e Juventusi.

27 vjeçari ishte pjesë e kombëtares së Brazilit, që e fitoi Copa America në këtë verë.

Të ngjashme